Tërmet 7.8 ballë në kufirin Turqi-Siri, mbi 1600 të vdekur, 5300 të plagosur

Një tërmet shkatërrimtar ka goditur Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit, duke lënë mbi 1600 të vdekur dhe mbi 5300 të plagosur. 

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan tha se nuk mund të parashikojë se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. 

Kjo është fatkeqësia më e madhe e vendit që nga viti 1939, u tha Erdogan gazetarëve, duke shtuar se 2818 ndërtesa u shembën si pasojë

Lëkundjet zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 1014 në Turqi.

Kahramanmaraş: 191

Gaziantep: 200

Shanliurfa: 27

Dijarbakır: 41

Adana: 43

Adiyaman: 20

Osmaniye: 131

Hataj: 250

Kilis: 13

Malatia: 98

Këto shifra janë sipas “informacioneve të para të marra nga SAKOM (Qendra e Koordinimit të Emergjencave dhe Krizave të Ministrisë së Turqisë)”, tha AFAD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *