Lini pa drita, dhjetëra banorë dhe turistë pa energji elektrike prej 3 ditësh

Fshati Lin në Pogradec së bashku me dy fshatra të tjerë janë duke vuajtur mungesën e energjisë elektrike. Amoritizimi i rrjetit elektrik ndihmuar edhe nga temepraturat e uëlta kanë bërë që rrjeti të shfaqë problematika të mëdha, ndërsa atje të ndërpritet energjia. Dhjetëra turistë kanë ikur nga Lini për shkak të energjisë.      

Tre fshatra të njësisë administrative Udënisht përfshi këtu edhe fshatin turistik të Linit kanë probleme  me energjinë elektrike.

Banorët thonë se situate shqetësuese ka ardhur për shkak të një linje të amortizuar që vjen nga Prrenjasi.

Prej 3 ditësh banorët e Lin, Buqezë, Piskupat vuajnë shkëputjen e energjisë për orë të tëra.

Mungesa e energjisë elektrike ka sjellë probleme edhe për operatorët turistikë të fshatit Lin, aq i kërkuar nga turistët vendas dhe të huaj.

“Drita herë ka, herë shkëputen. Nuk e di çfarë problemi ka, KESH-i e di atë.

Nuk i kanë lidhur telat dhe kur tunden, bëjnë masë. Nuk vijnë ti rregullojnë.

Këta të policisë na i shkëputin përherë,” thonë banorët.

Për kryeplakun e fshatit Gafur Avdullari problemi i furnizimit me energji është disa vjeçar, sipas tij zgjidhja e vetme është vënia në funksion e  linjës së re që furnizohet nga Pogradeci.

“Në fshatin Lin ka 25 vjet që është tmerr. Ikin nga 40-50 herë në vit dritat. Janë djegur trelevizorë, lavatriçe dhe askush nuk mban përgjegjësi,” tha ai.

Vetëm në këto 3 fshatra Lin, Piskupat, Buqezë banojnë më shumë se 2500 banorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *